Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Josa: Golat e pësuar na ulën moralisht, nuk fitohen ndeshjet pa nisur

schedule17:35 - 10 Shtator, 2022

schedule 17:35 - 10 Shtator, 2022

Vllaznia pësoi një humbje të rëndë me Egantian dhe trajneri Mirel Josa në Oversport deklaroi: “Organizimin e lojës e nisëm mirë, por pastaj e kthenim shumë shpesh topin mbrapa dhe skuadra e Egantias e dinim si do të luante. Ishte përgatitur për të na kapur në befasi apo të shfrytëzonte gabimet në qarkullim.

Të dy golat e parë, që erdhën brenda tre minutash, mund të themi që nuk ishim aty ku duhej të kishte luftë sportive edhe për të larguar aksionin. Ne aty jo toleruam, por duhej të kishim qenë më të vendosur. Pastaj kur pëson gol në atë mënyrë, çdo gjë venitet, humb besimin te vetja, skuadra e shoku.

Për mendimin tim ne e ngadalësuam shumë, edhe sepse Egnatia u mbyll shumë mirë dhe dilte përpara me sulm të organizuar e kundërsulm.  Dy golat e pësuar shumë shpejt na ulën moralisht për vazhdimësinë e lojës.

Ne nuk e kemi nënvlerësuar, se e dimë cilësinë e Egnatias, por ne duhet të shohim punën tonë. Ne e kemi filluar shumë shpejt, jo lojtarët e klubi, të flasin për kampion, por çdo skuadër e shihni që ka problemet e veta. Edhe ne nxjerrim probleme nga momenti që bëjmë dy lojë relativisht të mira, edhe me Tiranën ne rrezikuam të barazoheshim, kështu që unë them që duhet seriozitet më i madh se nuk fitohet ndeshja pa filluar”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!