Vranë biznesmenin shqiptar, Gjykata merr vendimin për dy grekët! Familjarët e viktimës: Të kalben në burg, do organizojmë protesta

schedule17:53 - 10 Shtator, 2022

schedule 17:53 - 10 Shtator, 2022

GREQI  – Janë lënë në burg hotelieri 53-vjeçar dhe djali i tij 20-vjeçar pasi akuzohen për vrasjen e 46-vjeçarit shqiptar Xhani Topalli në Rodos. Shqiptari i cili ishte biznesmen ndërtimi la pas tre fëmijët dhe gruan në Greqi, pasi u vra nga dy grekët.

Pas rrëfimit të tyre, dy të pandehurit me vendim unanim të Hetuesit dhe Prokurorisë janë cilësuar si të arrestuar të përkohshëm dhe janë lënë në burg, ndërsa me mbylljen e hetimeve pritet të jepet edhe dënimi për ta.

Çfarë pretenduan dy të pandehurit në deklaratat e tyre?

Të dy të pandehurit, në prani të avokatëve të tyre z. Aki dhe Dimitris Dimitriadis dhe Dimitris Verberis, pretenduan se vdekja e 46-vjeçarit erdhi si pasojë e një aksidenti gjatë një zënke dhe argumentuan se ai me sa duket, vdiq si pasojë e rënies së tij në tokë. Por nuk argumentuan se si kishte mbetur me një litar në qafë.

Ata gjithashtu theksuan se për këtë nuk ka faj 20-vjeçari.

Sjellja e dy të pandehurve në sallën e gjykatës u bë, nën masa të forta sigurie.

vrasja e një kontraktori në Rodos

Një grup bashkatdhetarësh të viktimës janë mbledhur herët jashtë gjykatave dhe me të mbërritur dy të pandehurit kanë sharë duke u kërkuar që të “kalbeshin në burg”. Komandanti i Drejtorisë së Parë të Policisë Dodekanez, z. Manolis Kazamias, u përpoq të qetësonte turmën.

Duke folur për mediat, kryetari i Komunitetit Shqiptar të Rodosit, z. Aris Kasapi, deklaroi se ata donin jo vetëm të shprehnin indinjatën e tyre për vrasjen e 46-vjeçarit, por të kërkonin dënimin shembullor për ata që janë përgjegjës.

“Jemi mbledhur si njerëz, si bashkatdhetarë të viktimës për të dërguar një mesazh, për të kërkuar dënimin real të atyre personave që i morën jetën. Ky është një krim i urryer dhe ajo që ne kërkojmë është që Drejtësia të vihet në vend”, tha zoti Kasapi, ndërsa përmendi se javën e ardhshme do të mbahet një miting i madh në Rodos nga komuniteti shqiptar në bashkëpunim me sindikatat e ishullit.

Siç përmendi Kasapi, qëllimi i tubimit nuk është vetëm të përhapet mesazhi për dënimin shembullor të të arrestuarve, por edhe t’u mësojë fëmijëve të vegjël se mosmarrëveshjet e njerëzve nuk duhet të zgjidhen në mënyra të tilla, ekstreme. /abcnews.al/