Prokuroria e Tiranës depoziton në gjykatë kërkesën për ekstradim e Nezar Seitit në Itali, ku kerkohet si i perfshire ne dosjen Habilaj.
Pavarësisht vendimit te gjykatës, Seiti ka pak mundesi te ekstradohet ne Itali , pasi ndaj tij ekziston një masë “arrest në burg” për llogari të një procedimi shqiptar.
Prokuroria e Tiranës ka depozituar në gjykatë kërkesën për ekstradimin në Itali të Nezar Seitit. 40 vjeçari u arrestua në Vlorë në 19 tetor në zbatim të një urdhër –arresti të Gjykatës së Katanias. Sipas drejtësisë italiane ai është një anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të trafikut të drogës të kryesuar nga Moisi Habilaj, ku kishte rolin e “financierit”.
Burime zyrtare pranë Gjykatës së Tiranës konfirmuan se kërkesa për ekstradim është regjistruar në 5 dhjetor 2017. Shorti elektronik i gjykatës ka përzgjedhur gjyqtarin Kastriot Gramshi për shqyrtimin e saj, ndërkohë që ende nuk është caktuar data e seancës së parë.
Organi i akuzës së kryeqytetit ka kërkuar ekstradimin e Seitit menjëherë pasi mori në dorëzim kërkesën e palës italiane dhe aktet shoqëruese, të përcjella përmes letërporosive dhe të përkthyera nga Ministria e Drejtësisë. Mes akteve të paraqitura janë dhjetra përgjime ambientale dhe prova që sipas hetuesve italiane faktojnë përfshirjen e Seitit në trafikun e drogës.
Pak ditë më parë Gjykata shtyu me 50 ditë afatin e mbajtjes në paraburgim të tij për qëllim ekstradimit, kohë gjatë së cilës duhet të shqyrtohet kërkesa e palës italiane. Seiti e kundështoi këtë shtyrje afati në Apel përmes avokatit të tij Detar Hysi.
Por pavarësisht vendimit të mbi esktradimin duket se Nezar Seiti nuk do të udhëtojë drejt vendit fqinj. Ndaj tij ekziston një masë sigurie “arrest në burg” pa afat dhënë për të nga Gjykata për Krimet e Rënda për llogari të një procedimi penal të nisur ndaj tij në Shqipëri, çka bllokon ekstradimin edhe në rast miratimi./abcnews.al
https://youtu.be/GbzDN23G3dE