Hungaria synon reduktimin e gazit me 25% në institucionet publike

schedule14:26 - 8 Shtator, 2022

schedule 14:26 - 8 Shtator, 2022

Qeveria hungareze synon të reduktojë përdorimin e gazit në institucionet publike me 25%, përveç spitaleve dhe strukturave sociale, për shkak të kostos së lartë të energjisë, tha shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulias.

Gulias u bëri thirrje gjithashtu konsumatorëve që të përdorin gazin dhe energjinë elektrike me kursim.

“Brenda dy javëve të ardhshme, ministritë duhet të paraqesin planet e tyre për konsumin e gazit në vetëm 75% të niveleve të vitit të kaluar,” tha Gulias në konferencën javore për shtyp.

Gulias tha se masa mund të çojë në një reduktim të konsumit të gazit në Hungari me rreth 200 milionë metra kub, nga një total prej 10 miliardë metra kub të përdorur çdo vit, duke përfshirë 3.5 miliardë metra kub  të familjeve.

Paqëndrueshmëria në çmimet europiane të gazit po ushtron gjithashtu presion mbi forintën, për shkak të varësisë së madhe të Hungarisë nga importet ruse të energjisë dhe pasigurisë mbi aksesin në fondet e Bashkimit Europian.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!