Duke u ndaluar tek shembjet e ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se nuk do të tolerohet askush. Një kundër reagim ka ardhur nga Gazment Bardhi i cili i ka thënë Ramës se pse nuk prishen ndërtimet pa leje të njerëzve afër qeverisë.
Rama ka ftuar opozitarët që të denoncojnë, por nuk i ka kursyer ironitë duke thënë se do të hap kurse për t’i mësuar ata që të lexojnë.
Rama-Bardhit: Nuk ka asnjë metër katror asnjë kat, asnjë zgjerim. Që nuk do i kthehet popullit. Le ta ketë bërë kush të dojë. Jeni të lutur të na ndihmoni, por ju nuk dini të lexoni. Me paratë që do mblidhen nga cdo godinë nga denoncimet tuaja, do hapim një kurs për tu mësuar juve leximin.”
Tabaku: E ka maninë sikur është kryetar bashkie. Dhe ka qejf të japë leje ndërtimi. Si mund të vijë një kryeministër të vijë të flasë kështu. Ram atha se nuk ka paketë është një ndryshim buxheti.
/abcnews.al/