Numri i të vdekurve që goditi provicën jugperëndimore të Kinës ka shkuar në 74 ndërsa 259 persona janë plagosur dhe 26 rezultojnë të zhdukur që nga mbrëmja e së martës.
Tërmeti, me magnitudë 6.6 ballë ishte më i forti që nga viti 2017 në Sichuan. Ai shkatërroi dhjetëra ndërtesa dhe infrastrukturë të rrjeteve të energjisë elektrike, ujit dhe telekomunikacionit.
Rreth 11,000 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre në provincën Luding, epiqendra e tërmetit.
Pasgoditjet vazhdojnë – në orët e para të mëngjesit të së mërkurës u regjistrua një e re, me përmasa 3 gradë, me thellësi fokale 12 kilometra ndërsa sinoptikanët parashikojnë shira të dendur nga e mërkura deri të premten, të cilat do të komplikojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
/abcnews.al