Aksioni i disa ditëve më parë i policisë italiane ndaj klanit mafioz “Ndragheta” çoi në pranga 13 persona, mes tyre edhe trajnerin personal të VIP-ave, Franco Terlizzi, i cili u bë i njohur gjatë show-t “Ishulli i të Famshmëve”.
Sipas mediave italiane Franco Terlizzi, shërbente si ushtar i Davide Flachit, i cili është djali i bosit Pepe Flachi, i cili ndërroi jetë në janar të këtij viti.
Franco Terlizzi akuzohet se ka shërbyer në rrjetin e “Ndragehata” si pjesë e skemës së mashtrimeve, duke përfituar nga skema e përfitimit të sigurimeve përmes aksidenteve të rreme.
Ndërkohë gjatë operacionit u kapën edhe armë të cilat vinin nga vendet e Ballkanit.
/Abcnews.al/