Pas 10 ditësh i zhdukur, trupi i shqiptarit është gjetur i pajetë në ishullin grek Rodos.
Sipas medieve greke, shqiptari është vrarë nga një pronar hoteli në Rodos.
Autori i vrasjes, 53 vjeç ka telefonuar policinë dhe ka rrëfyer gjithçka.
Ai ka thënë se është ai që e ka varrë shqiptarin, si edhe ka zbuluar vendin ku kishte fshehur trupin e pajetë të 46-vjeçarit, baba i tre fëmijëve.
46-vjeçari shqiptar humbi gjurmët në Rodos, mbrëmjen e së dielës, 28 gusht.
Xhipi blu i kontraktorit 46-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve të mitur u gjet i braktisur nga policia, disa orë pas zhdukjes së tij, dy kilometra larg shtëpisë së tij, ndërsa celulari i tij mbetet i fikur.
46-vjeçari kishte qenë me një grup miqsh pasditen e së dielës dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë kishte një takim me një klient në një njësi hoteliere.
Një takim që nuk u zhvillua kurrë.
Në një video të transmetuar nga Mega Tv është regjistruar rruga e 46-vjeçarit drejt pikës së takimit. Makina e tij është parë duke kaluar në Faliraki. Ky është dhe vendi i fundit ku janë regjistruar gjurmët e tij para se të zhdukej.
Në video, besohet se xhipi blu që kalon në rrugën e Kallitheas, në Faliraki, është makina e 46-vjeçarit. Tre sekonda më pas vjen një makinë e argjendtë, në të cilën sipas informacioneve ishin bashkatdhetarët.
Sipas policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërsa po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare dhe profesionale me babain 46-vjeçar./Abcnews.al/