Dimri i vështirë për Shqipërinë, ekspertët: Energjia duhet të ishte rezervuar kur ishte më lirë

schedule12:03 - 5 Shtator, 2022

schedule 12:03 - 5 Shtator, 2022

Dimri do të jetë i vështirë për Evropën për shkak të krizës së energjisë që vjen si pasojë e gazit rus, por ekspertët thonë se nuk duhet të ishte i njëjtë për Shqipërinë. Në studion e ABC Live, ekspertët Reshard Këlliçi dhe Azmer Duleviç theksojnë se mënyra e blerjes së energjisë nga qeveria është e gabuar.

Duleviç u shpreh se energjia duhet të ishte prenotuar më herët, kur ishte më lirë në bursë dhe jo tani që ka shkuar 700 euro dhe do të rritet edhe më shumë.

“Mënyra e blerjes së energjisë nuk është strategji e duhur. Duhet të ishte prokuruar ose blerë energjia qëkur u tha edhe nga ekspertët. Unë e kam thënë që të ishte prenotuar sasia e energjisë kur çmimi të ishte 220 euro dhe të mos arrijmë në pikën që po e blejmë në 700 euro dhe në muajt në vijim mund të shkojë edhe në 1 mijë euro. Nuk duhet të kishim arritur”, tha ai.

Edhe Këlliçi thekson se energjia duhet të ishte rezervuar më herët. “Duhet të ishte rezervuar. Kemi dëgjuar që në nëntor të vitit të kaluar që kriza po vinte. Sot kryeministri ka një kartë morale që thotë ju kam paralajmëruar. Por ok, kishe të drejtë. Çfarë bëre? Rezervove? Në tregjet ndërkombëtare që ndikohen nga gazi nuk e ndan dot. Sot Gjermania ka propozuar një plan të qartë. Do imitohet këtu shumë shpejt. Se do të thuhet shumë shpejt: Ok gjermania e bën se është në varësi nga gazi. Por Gjermania ka përcaktuar çfarë janë fitimet shtesë, do të merren nga autoritet gjerman. Do të aplikohen për të subvencionuar dhe për të mbajtur çmimin, kurse pjesa tjetër për të subvencionuar kostot e futjes së energjisë në rrjet”, u shpreh ai.

Ekspertët shtojnë më tej se ky dimër nuk mund të ishte i vështirë për Shqipërinë, njësoj si për Gjermaninë, që ka vetëm 4% të energjisë të prodhuar nga hidrocentralet.

“Do të jetë dimër i vështirë shumë. Por nuk do të ishte kaq i vështirë për ne. Da energji prodhojmë ne nga hidrocentralet tona. Dimri do të jetë i vështirë në Gjermani sepse është e varur nga gazi rus”, tha Këlliçi.

“Është vetëm 4% energjia e prodhuar nga hidrocentralet në Gjermani. Ne jemi 70%. Nuk jemi në kushte të barabarta. Pjesa e shiut ka të bëjë me 70%. Gjatë verës kjo ulet. Nëse kjo nuk plotësohet do të importojmë më tepër”, theksoi Duleviç. g.v/abcnews.al