Roma do të udhëtojë në transfertë për t’u përballur me Udinesen në sfidën e javës së 5-të të Serie A.
Një takim që do të luhet në “Dacia Arena” duke nisur që nga ora 20:45, ku të besuarit e Jose Mourinhos do të kërkojnë 3 pikët për të qenë ata liderit e kampionatit.
Për këtë përballje janë bërë publike edhe formacionet zyrtare me të cilat skuadrat do të zbresin në fushën e lojës, ku Udinese do të ketë mungesën vetëm të Buta, që është i lënduar.
Në anën tjetër, Roma do të jetë pa Marash Kumbullën, Georginio Ëijnalduimin, Nicolo Zaniolon, Stephan El Shaaraëyn dhe Eric Darboen, që po ashtu janë të lënduar.
Formacionet zyrtare:
Udinese: Silvestri: Becao, Bijol, Perez; Pereyra, Samardzic, Walace, Arslan, Udogie; Suçess, Deulofeu.
Roma: Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Matic, Spinazzola; Dybala, Pellegrini; Abraham. /f.a/abcnews.al