Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Taksa e miellit/Ministri serb i Tregtisë “kërcënon” Prishtinën

schedule11:27 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 11:27 - 6 Dhjetor, 2017

Ministri i Tregtisë i së Serbisë, Rasim Lajic, ka kërcënuar Prishtinën se do të ashpërsojë kundërmasat ndaj Kosovës nëse autoritetet ksosovare nuk heqin taksën e importit të miellit nga Serbia. Mediat kosovare citojnë ministrin serb I cili theksoi se Prishtina do ta heqë taksën e vendosur në 23 tetor por ende nuk dihet një datë e saktë. Lajic, shtoi se Serbia nuk ka ndërmend të bëjë një luftë tregtare me Kosovën, por synon një qarkullim pa pengesa të mallrave.

Sipas tij dhe pse eksportuesit e miellit nga Serbia kanë shënuar humbje të konsiderueshme, janë pikërisht kosovarët ata të cilët po vuajnë nga kjo situatë, kjo sepse cmimi I miellit është rritur me 20 euro për otn. LAjic theksoi se masa nuk është e karakterit politik por ekonomij si dhe në interest ë prodhuesve të miellit në Kosovë.

Ndërkohë sipas Doganës së Kosovës që nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës për vendosjen e tarifës prej 4 centësh për importin e miellit nga Serbia, importi nga ky shtet krahasuar me ytë njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka rënë nga 3.8 milionë kilogramë në 800 mijë kilogramë.

Prishtina vendosi zyrtarisht më 23 tetor të këtij viti taksën doganore në miellin që importohet nga Serbia si masë mbrojtëse për prodhuesit vendorë, pasi është konstatuar se çmimi i miellit të importuar nga Serbia është më i ulët se prodhimi i miellit në Kosovë prej 31,80 për qind./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!