Sot është dita e derbit mes Milanit dhe Interit, ish-zikaltëri Walter Zeng aka folur për “La Gazzetta dello Sport”, duke u ndalur edhe te duelet individuale.
“Në kohën time, duelet individuale në derbi ishin Brrehme-Donadoni ndërsa sot është Dumfries-Theo ose Barella-Tonali.
Derbi ka qenë gjithmonë me shumë sfida brenda sfidës, por më pas çdo skuadër ka cilësitë dhe prioritetet e veta. Inter ka qenë gjithmonë një ekip fizik. Historia thotë që Interi u lidh me lojtarët argjentinas dhe gjermanë, Milani me brazilianët dhe holandezët.
Dumfries-Theo është një nga duelet më të bukura të të gjithë kampionatit, por më intrigon edhe sfida cilësore mes De Ketelaere dhe Calhanoglu”, është shprehur Zenga./ h.ll/abcnews.al