Rama apel Bashës: Deri në vendimmarrjen e KiE të mendojmë për Shqipërinë, jo partinë

schedule15:49 - 29 Maj, 2019

schedule 15:49 - 29 Maj, 2019

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një apel kryedemokratit Lulzim Basha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin BE-së Luixhi Soreka, pas dorëzimit të progres raportit.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi gjykimi i Komisionit Evropian është objekti i bazuar në fakte dhe shifra kurse, vendimi i Këshillit Evropian disa javë më pas është politik. Në këtë kontekst ai i bëri thirrje Bashës që të mendojë për Shqipërinë dhe jo partinë.

“Apel për Bashën dhe atë pjesë të opozitës që është rrugëve. Deri në momentin e vendimmarrjes së KiE është mirë që të mendojmë për Shqipërinë, jo për partitë, të mendojmë për gjeneratën tjetër jo zgjedhjet e radhës, mos furnizojmë ata që mund të jenë të lëkundur apo në kërkim të arsyes për të thënë jo me pamje të gënjeshtra që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana, me protesta partiake jo popullore”.

Rama theksoi se deri në mbledhjen e Këshillit do bëjë gjithçka për të influencuar mendimin e këshillit Evropian.

“Ky është hapi i parë, hapi i dytë konfirmues është Këshilli Evropian, por dallimi është i qartë kriteret janë objektive, gjykimi objektiv, në hapin e dytë gjykimi është politik dhe për këtë arsye deri në mbledhjen e këshillit do bëjmë gjithçka të influencojmë mendimin e këshillit. Ka përcaktuar kornizën e patjetërsueshme në bazë të së cilës Gjermania dhe vendet anëtare duhet të ecin, duke nënvizuar aspektin më të rëndësishëm që në këtë fazë jemi në kushtet kur kemi realizuar progresin e nevojshëm, por kjo s’do të thotë se kemi realizuar progresin e mjaftueshëm për t’u bërë anëtar i BE”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!