Kriza energjetike, Boris Johnson njofton ndërtimin e 8 reaktorëve të rinj bërthamorë

schedule10:22 - 1 Shtator, 2022

schedule 10:22 - 1 Shtator, 2022

Kryeministri në largim Boris Johnson duket se po kërkon një zgjidhje për krizën energjetike, duke njoftuar ndërtimin e 8 reaktorëve të rinj bërthamorë deri në 2030, sipas Daily Mail.

Johnson pritet të nënshkruajë sot marrëveshjen, e cila do të kushtojë rreth 30 miliardë paund. Sipas Johnson, Britania e Madhe është e detyruar të rrisë prodhimin vendas të energjisë, pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve të burimeve energjetike.

Në fjalimin e tij të djeshëm, ai përmendi faktin në 13 vite me qeverinë laburiste “nuk kemi filluar ndërtimin e një reaktori të vetëm bërthamor”, ndërsa ky është vendi që ndërtoi reaktorin e parë bërthamor për përdorim civil.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!