PSG po pakëson radhët, teksa janë dy futbollistë që kanë marrë rrugën për në Portugali dhe Angli.
Julian Draxler pritet të zyrtarizohet te Benfica, pasi është rënë dakord për huazimin e gjermanit.
Mesfushori po merret me pjesën e kontratës, që do e nënshkruajë pas kalimit të vizitave mjekësore.
Ndërkohë te Fulham në Angli do të kalojë mbrojtësi i krahut, Layvin Kurzawa. / abcnews.al