Roma fitoi 3-0 ndaj Monzës mbrëmjen e djeshme. Një fitore që në fushën e lojës ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.
Por te Roma dhe Kombëtarja kanë filluar të shqetësohen, pasi mbrojtësi kuqezi pësoi një tërheqje në kofshë, teksa u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 28-të, teksa për të ishte ndeshja e parë që e niste si titullarë në këtë sezon.
Mbetet për t’u parë nëse qendërmbrojtësi kuqezi rrezikon grumbullimin për ndeshjet e shtatorit të kombëtares, ndërsa mbrojtja kuqezi në prag të sfidave të shtatorit është në emergjencë totale pasi më parë është dëmtuar edhe Berat Gjimshit dhe Kastriot Dermarku.
Trajneri Edoardo Reja, do të përballet me një problem shumë të madh, pasi në qendër të mbrojtes në dispozicion ka vetëm Ardian Ismajlin ndërsa Veseli ende nuk ka luajtur asnjë minutë me Beneventon në sezonin e ri që ka nisur. /f.a/abcnews.al