Gjyshi plagos me çifte mbesën e tij 25 vjeçe në Fier

schedule16:09 - 28 Gusht, 2022

schedule 16:09 - 28 Gusht, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një i moshuar ka plagosur me çifte mbesën e tij 25 vjeçe.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e njohur si Patos fshat.

Pas plagëve të marra vajza është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave nga të afërm të Abaz Malaj, mësohet se 82 vjeçari dispononte një çifte me leje. Në kohën që ka ndodhur ngjarja, ishte më mbesën e tij në shtëpi, duke pastruar çiften.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!