Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari që vrau babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ka mbërritur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.
I pa shoqëruar nga asnjë familjar, Mariglen Muhametaj ka hyrë i qetë në ambientet e gjykatës në orën 8.20 minuta.
Prokuror i çështjes mësohet të jetë Andi Pogaçe dhe gjyqtare Sonila Hoxha. Avokat i Mariglen Muhametaj do të jetë një avokat kryesisht, përcaktuar nga gjykat.
Lexo edhe: Vrau të atin, 37-vjeçari në Mallakastër nuk shfaq asnjë pendesë
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Mariglen Muhametaj goditi me sende të forta në kokë, babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj. Si pasojë e goditjes i ati ndërroi jetë në vend, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia. /abcnews.al