Ministrja e Jashtme gjermane: Lufta mund të vazhdojë deri në 2023, nuk e dimë nëse Ukraina do të fitojë

schedule14:54 - 25 Gusht, 2022

schedule 14:54 - 25 Gusht, 2022

“Ne nuk e dimë nëse Ukraina do ta fitojë luftën. Realiteti është i ashpër,” tha në një deklaratë, Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock, duke premtuar në të njëjtën kohë se Gjermania dhe partnerët e saj do të bëjnë gjithçka që Ukraina të fitojë.

Ministrja paralajmëroi gjithashtu se lufta mund të zgjasë deri në vitin 2023.

“Ukraina ka gjashtë muaj që lufton për lirinë e saj dhe për paqen, por gjithashtu po lufton për rendin europian të paqes. Dita e Pavarësisë së Ukrainës duhet të shërbejë si një thirrje për t’u zgjuar për të rishikuar se si mund të mbështesin vendin edhe më shumë”, tha Burbock.

Ministrja e Jashtme tha gjithashtu se askush nuk është në gjendje të parashikojë se sa do të zgjasë lufta, e cila sipas saj mund të vazhdojë vitin e ardhshëm.

“Fatmirësisht plani i çmendur i Vladimir Putin deri më tani ka dështuar. Ai synonte të pushtonte Ukrainën brenda pak ditësh dhe të rrëzonte qeverinë e Zelenskyt”, theksoi Burbok dhe theksoi se është gabim të bisedosh me qeverinë ruse për t’i dhënë fund luftës, ndërsa pohoi se deri më 24 shkurt gjithçka ishte e pershtatshme që lufta të  parandalohej me mjete diplomatike.

“Presidenti Putin ka vendosur të shkatërrojë bisedimet e paqes dhe ka shkatërruar një vend të pafajshëm për gjashtë muaj,” tha ajo.

Me rastin e festës kombëtare të Ukrainës ditën e djeshmë, u mbajtën  demonstrata në mbështetje të Ukrainës në Berlin dhe qytete të tjera të mëdha gjermane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!