Manchester United nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ylli i Ajax. Trajneri Erik Ten Hag i njeh shumë mirë aftësitë e lojtarit pasi kanë qenë bashkë te Ajax në sezonin 2021-2022.
Sulmuesi brazilian mund të jetë transferimi i pestë i Djajve të Kuq në merkato, pas Malacia, Eriksen dhe Casemiro.
Oferta e parë nga United ishte 80 milionë euro, por e cila u refuzua nga holandezët, ndërsa United tani do të bëj ofertën e fundit e cila kap vlerën e plotë 100 milionë eurove.
Sipas Fabrizio Romanos, kushtet personale mes 22-vjeçarit dhe United janë mbyllur javën e kaluar.
Antony nuk ka qenë prezent në ndeshjen e fundit të Ajax, dhe nuk ka stërvitur me skuadrën, duke bërë presion te klubi për ta lejuar transferimin e tij në Old Trafford. /f.a/abcnews.al