Të paktën 972 fëmijë janë vrarë ose plagosur që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, sipas UNICEF, shkruan CNN.
“Dhe këto janë vetëm shifrat që OKB-ja ka mundur të verifikojë. Ne besojmë se numri i vërtetë është shumë më i lartë”, tha në një deklaratë drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell.
Russell vuri në dukje shqetësimin e thellë që mund të përjetojnë shumë fëmijë në të gjithë Ukrainën, plus shkatërrimin që ka sjellë lufta në sistemin arsimor të vendit.
“Fillimi i vitit shkollor brenda pak më shumë se një jave është një kujtesë e fortë se sa shumë kanë humbur fëmijët në Ukrainë. Sistemi arsimor i Ukrainës është shkatërruar nga përshkallëzimi i armiqësive në të gjithë vendin.
Shkollat janë vënë në shënjestër, duke bërë që familjet mos të ndihen të sigurta për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollë,” tha ajo.
Ne vlerësojmë se 1 në 10 shkolla janë dëmtuar apo shkatërruar”, shtoi ajo.
Russell bëri thirrje për një armëpushim, duke thënë se fëmijët kanë nevojë për siguri, stabilitet dhe mbështetje.
“Të gjithë fëmijët duhet të shkojnë në shkollë dhe të mësojnë,”tha ajo. “Por më shumë se çdo gjë, fëmijët e Ukrainës kanë nevojë për paqe.”
/abcnews.al