Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Largimi i spiunëve, Krasniqi: Nisma e PS, për politikë dite

schedule16:49 - 23 Gusht, 2022

schedule 16:49 - 23 Gusht, 2022

Nga Esiona Konomi

Partia Socialiste po mbizotëron debatin politik të këtij gushti përmes një nisme ligjore që synon të djegë nga politika ata zyrtarë të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit.

Por për Afrim Krasniqin nga Instituti i Studimeve Politike, largimi i komunistëve apo spiunëve të sistemit, nuk mund të bëhet në këtë rrugë. Sipas studiuesit, nuk mund të bashkohen dy gjëra kaq të ndryshme në një ligj të vetëm.



Krasniqi e vlerëson këtë si një ligj të posaçëm për Metën, por i kujton Partisë Socialiste se në 30 vjet, ka votuar që ai të marrë gjithçka.

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike është dyshues për deklarimet e Taulant Ballës se përmes ligjit do të nxirren jashtë Kuvendit edhe funksionarët e lartë të Partisë së Punës.

Afrim Krasniqi sheh vetëm një zgjidhje në raport me Berishën, që mban mbi shpinë dy shpallje “non grata”, edhe nga Britania, edhe nga SHBA. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!