Georgino Wijnaldum ka qenë i pafat, pasi ka pësuar një frakturë në këmbë dhe lajmi është konfirmuar nga klubi i Romës.
Mesfushori holandez do të mungojë për rreth katër muaj sipas mediave italiane.
Gjithsesi duhet pritur që Wijnaldum të bëjë kontrollet e detajuara mjekësore për të përcaktuar saktë periudhën e rikuperimit. / abcnews.al