Superiorja mbyll sot javën e parë me dy përballje që ndryshe nga ditët e tjera do të luhen në të njëjtën orë, 17:00.
Laçi, që zakonisht vitet e fundit e ka mbyllur kampionatin kundër Teutës, këtë herë e nis ndaj tyre. Një duel që pritet të jetë i luftuar dhe të dyja skuadrat duan tre pikët.
Takimi tjetër luhet në “Adush Muçaj” të qytetit të Ballshit, pas rikthimit të Bylisit në Superiore. Skuadra e Bellait pret Kastriotin dhe në shtëpi do tentojë maksimumin e pikëve. / abcnews.al