Enca ka ditur të bëhet sërish protagoniste me postimet e fundit në rrjetet sociale. Videoja e saj me një djalë misterioz ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
E kemi parë shpesh Encën të publikojë video dhe foto nga jeta e saj e luksit, të cilat jo gjithmonë janë mirëpritur nga fansat, pasi veç dashamirësve ka patur shumë dhe nga ata ose ato që e kanë kritikuar.
Pikërisht për t’i dhënë një përgjigje të gjitha atyre “xhelozeve” që e sulmojnë Enca ka bërë një tjetër postim në instagram.
“Sa herë që një ku*vë e qelbur flet për mua, burri/dashnori/i dashuri i saj është në mesazhet e mia, duke mu lutur t’i ulem në fytyrën e tij. Përulni veten qelbësira, përpara se unë ta bëj”, shkruan Enca.
Prej disa kohësh këngëtarja bukuroshe e ekraneve shqiptare Enca Haxhia është përmendur nga portalet për skandalin e publikuar ‘Dubai Porta Potty’.