Një incident i papritur ka “mjegulluar” për pak imazhin magjepsës që është krijuar për dasmën e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Një ambulancë ka mbërritur në rezidencën, ku do të bëhet dasma për shkak të një aksidenti që nëna e Ben pati në pronën e djalit të saj në Georgia.
Sipas një burimi të cituar nga Daily Mail, nëna e aktorit të njohur është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në këmbën e saj. Menjëherë pas incidentit, Ben Affleck thirri një ambulancë për të marrë nënën e tij.
Çifti Affleck-Lopez u panë jashtë spitalit, dhe Ben duke ndezur një cigare jashtë ndërtesës. Sipas Daily Mail, incidenti nuk ngjall shqetësim.
Ben Affleck and Jennifer Lopez look like they’re having a second wedding at his Georgia estate, where preparations are underway. https://t.co/5Sq0ODm7cv
— TMZ (@TMZ) August 19, 2022
Mediat ndërkombëtare raportojnë se ambulanca ka mbërritur në godinë rreth orës 12:00 të mesditës dhe ka qëndruar aty për 20 minuta para se të nisej për në spital.
Ambulanca është larguar e shoqëruar nga forcat e policisë. Kuptohet që provat e dasmës u shtynë.
Gjatë fundjavës do të zhvillohet dasma e shumëpritur. Çifti, i cili rreth një muaj më parë shkëmbyen betimet e dashurisë dhe besnikërisë së përjetshme në një ceremoni private në Las Vegas, po përgatiten të festojnë dashurinë e tyre dhe të zyrtarizojnë lidhjen në një event të madh treditor me të dashurit e tyre në pasurinë e aktorit në Riceboro, Georgia. /abcnews.al