Qytetarët në Kosovë janë duke u përballur me kufizim të energjisë elektrike për shkak të krizës. Të shumtë janë ata që ankohen se reduktimet po ndodhin pa paralajmërim, duke i zënë të papërgatitur.
Gazetari i RTK-së, Bashkim Vishaj ishte në ashensor në momentin që ikën dritat. Në një video të publikuar në rrjetet sociale ai tregon se ka mbetur i bllokuar dhe se ndodhej në një situatë shumë të sikletshme për shkak edhe të temperaturave të larta.
/abcnews.al