Guri i shumëkërkuar në Superiore, edhe Vllaznia çon “selam”

schedule09:51 - 19 Gusht, 2022

schedule 09:51 - 19 Gusht, 2022

Pas Partizanit dhe Tiranës, një tjetër klub po tenton të “joshë” Sindrit Gurin të rikthehet në Abissnet Superiore këtë sezon.

Shkodrani ka dalë lojtar i lirë, pasi Shkëndija e Tetovës vendosi të mos e aktivizonte klauzolën e rinovimit të marrëveshjes edhe për një sezon.

Guri ka disa oferta, nga Rumania dhe Turqia. Edhe për Vllazninë përgjigja ka qenë e njëjtë, që dëshiron të luajë jashtë vendit.

Nëse nuk do të ketë konkretizim të marrëveshjes, atëherë ish-klubi i tij mund të kthehet në një opsion real për të ardhmen. / abcnews.al