Shprehja “bëmë mama të të ngjaj” i përshtatet më së miri Reese Witherspoon dhe të bijës, Ava Phillippe. Aktorja 46 vjeçare ndau për 28 milionë ndjekësit e saj në Instagram dy fotografi ku shihej në një restorant me të bijën. Në njërën foto shihej e bija, ndërsa në tjetrën ishte aktorja e njohur.
Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta lidhur me ngjashmërinë e tyre ndërsa një pjesë e mirë e tyre, shprehen të bindur se në foto ishte vetë aktorja dhe jo vajza e saj.”Nënë dhe bijë??? JO motra”, “Mirë, jam e sigurt që jeni motra hahah dukeni shumë të reja dhe të ngjashme”, kanë shkruar ndjekësit.
Ava është fëmija më i madh që aktorja ndan me ish-burrin e saj, Ryan Phillippe, të cilin e takoi në 1997 në 21 vjetorin e lindjes dhe u divorcua në vitin 2008. Çifti kanë gjithashtu një djalë, Deacon Reese Phillippe, 18, së bashku. Reese tani është e martuar me agjentin Jim Toth dhe kanë një djalë 9 vjeçar.
View this post on Instagram