Napoli zyrtarizoi afrimin e sulmuesit Giovanni Simeone, i cili shkëlqeu sezonin e fundit me Hellas Verona në Serie A.
Argjentinasi shënoi 17 gola në kampionatin italian dhe Napoli e kërkoi me ngulm, duke arritur edhe marrëveshjen.
Verona do të marrë 3 milionë euro për huazimin, ndërsa Napoli do të jetë i detyruar ta blejë për 12 milionë euro. / abcnews.al