Rritja e çmimeve në vend mbush buxhetin e shtetit, 326.7 mld lekë në 7 muaj

schedule16:16 - 17 Gusht, 2022

schedule 16:16 - 17 Gusht, 2022

Buxheti i shtetit vazhdon të mbledhë më shumë të ardhura si rezultat i rritjes së çmimeve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për periudhën janar-korrik 2022 u mblodhën 326.7 mld lekë  duke pësuar një rritje me 16 % ose 44.9 mld më shumë se një vit më parë.

Nga treguesit fiskal vërehet se tre janë zërat kryesor që kanë kontribuar në shtimin e të ardhurave në buxhet. TVSH, akciza dhe tatimi mbi fitimin. Këto taksa lidhen direkt me efektin e shtrenjtimit të produkteve ushqimore dhe të karburanteve. Nga të dhënat e INSTAT në korrik inflacioni arriti rekordin e shënuar në 20 vite dhe kjo mesa duket është përkthyer direkt në më shumë para për buxhetin e shtetit.

Të ardhurat nga TVSH, u realizuan në masën 21.8 miliardë lekë, ose 39.5% më shumë se 7 mujori 2021, ndërsa nga nga tatimi mbi fitimin u arkëtuan 27.4 miliardë lekë rreth 40 % më shumë se e njëjta periudhë e viti të kaluar.Edhe akciza ka pësuar rritje dhe nga ky zë në 7 muaj janë mbledhur 29 mld lekë ose 4% më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë që janë rritur të ardhurat në arkën e shtetit, gjatë të njëjtës periudhë rezulton se qeveria ka ulur shpenzimet duke harxhuar rreth 311 miliard lekë nga 359 miliard lekë që ishin parashikuar.

Të ardhurat në buxhet

PLAN JANAR-KORRIK 2022                            313.5 MLD LEKË

FAKT JANAR-KORRIK 2022                             326.7 MLD LEKË

FAKT   JANAR-KORRIK 2021                            281.8 MLD LEKË

/abcnews.al