Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti, mbi 340 miliardë lekë të ardhura/ MF: Tejkaluan planin gjatë 5 mujorit, rritje me 11.2 përqind

schedule14:03 - 17 Qershor, 2026

schedule 14:03 - 17 Qershor, 2026

Financat publike regjistruan  performancën pozitive në pesëmujorin e parë të vitit. Në buxhetin e shtetit u arkëtuar 340.5 miliardë lekë në periudëhn janar-maj të këtij viti.Sipas të dhënave të ministrisë së Financave të ardhurat totale, për periudhën Janar-Maj 2026 rezultuan rreth 34.3 miliardë lekë  ose 11.2% më shumë. Të dhënat fiskale të periudhës Janar–Maj 2026 tregojnë  një ecuri pozitive të ekonomisë, nga rritja e konsumit, aktivitetet e biznesit dhe përmirësimit të mbledhjeve të të ardhurave.

Konsumi duket se vijon të japë një kontribut pozitiv pasi të ardhurat nga TVSH e arkëtuar neto u realizuan në shumën 35.8miliardë lekë, ose 17.6% më shumë se pesëmujori 2025.

Po ashtu ndikim në mbledhjen  e më shumë të ardhurave ka dhënë edhe tatimi mbi të ardhurat personale. Në pesë muaj janë mbledhur 40.2 miliardë lekë ose  mbi 18.% më shumë  se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.



Performancë pozitiv ka pasur edhe arkëtimi i të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura të cilat u realizuan në shumën 82.9 miliardë lekë 12.8% më shumë se pesëmujori i vitit  2025 .

Ky zë është një tregues shumë i rëndësishëm pasi ka një efekt të rëndësishëm në rritjen e pensioneve në vend.

Por  mbledhja e të ardhurave ka rezultuar më pak optimiste nga renta minerare në eksport.

Ndërsa  taksat doganore arriten  në vlerën 4miliardë lekë, ose 9.4% më shumë se periudha pesëmujore e vitit 2025

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 286.8miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky zë ka rezultuar 7.4% më i lartë ose rreth 19.7 miliardë lekë më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!