Kombëtarja vijon normalisht përgatitjet në prag të dy ndeshjeve eliminatore ndaj Islandës dhe Moldavisë. Migjen Basha vlerëson maksimalisht trajneri Edi Reja, ndërkohë që Dermaku kërkon shansin e tij.
Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon përgatitjet në Durrës në prag të dy ndeshjeve eliminatore ndaj Islandës dhe Moldavisë. Sot dolën në konferencë për shtyp dy futbollistët e ekipit kombëtar, Migjen Basha dhe Kastriot Dermaku. Mesfushori i kombëtares hodhi poshtë çdo aludim mbi kalimin e tij tek Partizani të paktën për ndeshjet që kampionet e Shqipërisë do të luajnë në Kupat e Evropës.
Basha zbulon ndryshimin midis trajnerit Edi Reja dhe ish teknikut Panuçi. Qendërmbrojtësi i Kastriot Dermaku që aktivizohet në serinë B me Kozensën beson tek fryma e grupit por mendon se nuk mund të luajë si titullar./ABC News Albania 24/7