“Vdekja është sigurisht një kalim i vështirë në jetë. Të gjithë ne duhet të shkojmë atje, por nuk është e lehtë. Por është pikërisht ky kalim që mbyll kohën e pasigurisë. Sepse bukuria e jetës, e cila nuk skadon më, fillon pikërisht atëherë.”
Kështu u shpreh Papa Françesku gjatë një komunikimi me audiencën e përgjithshme.
“Ky njerëzim, i cili me gjithë përparimin na duket si një adoleshent i lindur dje, a do të jetë në gjendje të rifitojë hirin e një pleqërie që mban të qëndrueshme horizontin e destinacionit tonë?”, pyeti Papa, shkruan Ansa.
“Dëshmia e të moshuarve, shtoi Papa, bashkon epokat e jetës dhe të njëjtat dimensione kohore, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Ato nuk janë vetëm kujtesa, por e tashmja dhe gjithashtu premtimi. Është e dhimbshme të shikosh se epokat e jetës konceptohen si botë të veçanta që konkurrojnë me njëra-tjetrën, duke u përpjekur të jetojnë në kurriz të njëri-tjetrit. Kjo nuk është e drejtë.”
“Aleanca e të moshuarve dhe fëmijëve – përfundoi ai – do të shpëtojë familjen njerëzore. Aty ku fëmijët dhe të rinjtë flasin me të moshuarit është e ardhmja”./Abcnews.al/