SHBA dhe Koreja e Jugut përgatiten për stërvitje të përbashkëta ushtarake

schedule12:32 - 16 Gusht, 2022

schedule 12:32 - 16 Gusht, 2022

Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut do të zhvillojë një stërvitje të përbashkët me qëllim forcimin e mbrojtjes nga një agresion i mundshëm.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha gjithashtu se marina e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë morën pjesë në stërvitjet e paralajmërimit të raketave dhe kërkimit të raketave balistike në brigjet e Hauait prej 8 deri më 14 gusht, të cilat sipas tij synonin të çonin përpara bashkëpunimin trepalësh përballë të sfidave me Korenë së Veriut.

Aleatët gjithashtu do të stërviten për sulme me dronë dhe zhvillime të tjera të reja luftarake të treguara gjatë luftës së Rusisë ndaj Ukrainës dhe do të praktikojnë reagime të përbashkëta ushtarako-civile ndaj sulmeve në portet detare, aeroportet dhe objektet kryesore industriale.

Por teksa SHBA-ja dhe Koreja e Jugut i përshkruajnë stërvitjet e tyre si mbrojtëse, Koreja e Veriut, i vlerëson si kërcënime për pushtim dhe i përdorur si justifikim  për zhvillimin e raketave dhe armëve bërthamore.

Korea e Veriut e ka të ndaluar përdorimin e raketave balistike nga rezoluta e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, dhe është nën sanksionet e SHBA-se dhe Britanisë për programin bërthamor.

Por duke shfrytëzuar një ndarje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, Koreja e Veriut ka rritur testimin e armëve me një ritëm rekord këtë vit, duke kryer më shumë se 30 lëshime balistike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!