Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të mbajë dasmën e tyre të ëndrrave një muaj pasi u martuan në Las Vegas. Çifti do të organizojë dasmën e tyre këtë fundjavë dhe do të jetë një ceremoni e përshtatshme për kopertinat e revistave më të mëdha, raporton Page Six.
“Do të jetë gjithçka për J.Lo. Ben dëshiron që i gjithë fokusi të jetë tek ajo për ditën e tyre të madhe”, thotë një burim ekskluzivisht për Page Six. Festa do të zgjasë tre ditë dhe do të nisë me një darkë të premten, konfirmuan burimet.
Ceremonia e vërtetë do të zhvillohet të shtunën, dhe çifti do të mbyllë fundjavën e tyre me një Barbecue dhe piknik të dielën. Lopez pritet të veshë një fustan të stilit Ralph Lauren të prodhuar në Itali dhe revista Vogue pritet të dokumentojë udhëtimin e saj për fundjavën.
Page Six raportoi më parë se organizatori i ngjarjeve për yjet, Colin Coëie qëndron pas të gjitha detajeve për ceremoninë e tyre luksoze. Matt Damon, Jimmy Kimmel, Casey Affleck dhe Drea de Matteo janë disa nga yjet që hynë në listën e të ftuarve të çiftit.
TMZ raportoi muajin e kaluar se ngjarja do të zhvillohet në shtëpinë e Affleck në Riceboro, Georgia.
/abcnews.al