Superiorja rikthehet të premten dhe duelet nisin nga Kukësi, ku vendasit presin skuadrën kampione në fuqi, Tiranën.
FSHF ka vendosur planin e javës së parë dhe ky duel luhen prej orës 17:00.Të shtunën më pas janë në program dy ndeshje të tjera, në orare të ndryshme.
Fillimisht nga ora 17:00 Erzeni përballet me Vllazninë në “Niko Dovana”. Në orën 19:30 Partizani ndeshet me Egnatian në “Air Albania”, kurse java e parë mbyllet me dy takime të tjera ditën e diel, nga ora 17:00.
Laçi, nënkampion i sezonit të shkuar, pret Teutën, kurse Bylisi i rikthyer në Superiore pret në “Adush Muçaj” Kastriotin.