Pogradec – Gjendet një trup i pajetë brenda në banesë në lagjen “numër 4” në qytetin e Pogradecit. Dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur disa ditë më parë. Familjarët pasi e kanë kostatuar të vdekur kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg, nga ku pritet të dalë arsyeja e vdekjes.
Paraprakisht familjarët deklaruan se ka rënë në koktakt me energjinë elektrike. Policia po heton./abcnews.al/