VIDEO/ Emigrantët kthehen në Atdhe, radhë kilometrike automjetesh në Kakavijë

schedule11:22 - 13 Gusht, 2022

schedule 11:22 - 13 Gusht, 2022

Në pikën kufitare të Kakavijës ditën e sotme është krijuar radhë e gjatë automjetesh, afro 4 kilometra.

Me sa duket emigrantët shqiptarë që kthehen në Atdhe, kanë zgjedhur pikërisht fundjavën.

Pala shqiptare po punon me katër  sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Ndërkohe pala greke me dy në dalje dhe dy në hyrje.

Nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës gjate 24 orëve të fundit kanë hyrë 7187 shtetas dhe kanë dale 3790.

Fluksi i madh i mjeteve është shënuar sot në ditën e parë të fundjavës që korrespondon me dy javët e fundit të muajit gusht kur është dhe piku i sezonit të pushimeve.

Fluks ka pasur edhe në pikat e tjera kufitare.

Mësohet se dje në vendin tonë përmes Kapshticës kanë hyrë 6203 shtetas dhe kanë dalë 3423. Ndërkohë, në Qafë-Thanë, kanë hyrë 4992 dhe kanë dalë 3288 shtetas të huaj dhe shqiptarë./Abcnews.al/