Shkrimtari dhe novelisti i famshëm Salaman Rushdie është sulmuar me thikë ndërsa ishte duke mbajtur një fjalim në Nju Jork.
Ai ishte duke folur në një event në Institucionin Chautaqua në Nju Jork kur një person i paidentifikuar u ngjit në skenë dhe e qëlloi me thikë.
#SalmanRushdie just attacked onstage at @chq @NBCNews @ABC @cnnbrk pic.twitter.com/I1XT6AmkhK
— Charles Savenor (@CharlieSavenor) August 12, 2022
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet kaotike kur njerëzit i shkuan në ndihmë shkrimtarit i cili prej vitesh ka qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje nga myslimanët, për shkak të librit të tij “Vargjet Satanike”.
Libri “Vargjet Satanike” është frymëzuar nga një legjendë e Profetit Muhamed. Rushdie shkruan se tre ajetet e Kuranit iu thanë Profetit Muhamed nga djalli i maskuar si Zoti. Libri u quajt blasfemi.
Në atë kohë lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khomeini lëshoi një fetva, vendim ligjor i bazuar në ligjet e sheriatit, që i bënte thirrje çdo myslimani të vriste Rushdien.
Ndonëse qeveria aktuale e Iranit është distancuar nga urdhri për të vrarë shkrimtarin, vendi ende ka në fuqi një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për këdo që e vret atë.
Policia ka arrestuar një djalë të ri që besohet të jetë autori i dyshuar i sulmit.