Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pogradec/ Pas konfliktit në familje, burri godet me thikë gruan në banesë

schedule14:03 - 22 Qershor, 2026

schedule 14:03 - 22 Qershor, 2026

Pogradec është regjistruar një ngjarje e rëndë ditën e sotme, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij brenda banesës së tyre në lagjen 4 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes çiftit, gjatë të cilit bashkëshorti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur gruan.

Gruaja mësohet se është rreth 28 vjeç Bleona Xhaja, ndërsa burri rreth 30 vjeç, Renato Xhaja. Si pasojë e goditjes me thikë 28-vjeçarja ka marrë plagë në bark dhe në krah.



ABC News mëson se çiftin jeton në Greqi, por kishin ardhur në fundjavë në familje.

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa kjo rrethanë mbetet ende nën verifikim nga grupi hetimor.

E plagosura është transportuar fillimisht në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Më pas pritet që ajo të dërgohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, ndërsa raportohet se aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në ambientet e Komisariatit të Pogradecit, ku po merren veprimet procedurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!