Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës Tiranë-Durrës, makina e policisë shkel mbi “bukën” e qytetarëve

schedule16:44 - 12 Gusht, 2022

schedule 16:44 - 12 Gusht, 2022

Kamioni i cili po transportonte gruri e ardhur nga Ukraina, është përmbysur në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë drejtuesi i kamionit A.A, ka humbur kontrollin e mjetit duke bërë që të dalë nga rruga e për pasojë të derdhej i gjithë gruri që po transportonte.

Por ajo që vihet re në videon e siguruar në Abcnews.al, shihet se si mjetet e tjera që kalojnë në rrugë nuk e kanë aspak problem që të “shkelin” mbi grurin e derdhur, edhe pse çdo ditë ankohemi për rritjen e çmimit të miellit dhe nënprodukteve të tij.

Ajo që bën edhe më shumë përshtypje është që forcat e policisë të cilat kanë për detyrë ruajtjen e sigurisë rrugore, por jo vetëm, në vend që të ngrinin postobllok dhe të ndalonin mjetet e tjera të kalonin mbi grurë, i kalojnë edhe vetë me mjetin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se dy ditë më parë anija me grurin ukrainas u ankorua në portin e Durrësit.

Anija “Jaohar Ranim” u furnizua me grurë në portin Izmai të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të marrëveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër  depo për shkak të luftës.

Në Ukrainë ka ende tenoleta grurë të bllokuar, që pritet të shpërndahen në të gjithë globin.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!