Nis pastrimi i bregdetit në Durrës, kur hapet sezoni turistik?

schedule13:48 - 23 Maj, 2019

schedule 13:48 - 23 Maj, 2019

Vendorët në Durrës kanë nisur pastrimin e bregdetit nga leshterikët që ka nxjerrë deti. Pas kësaj rëra do të plugohet, por zyrtarët premtojnë se bregdeti do të jetë gati për pushuesit.

Tonelata leshterikë nxjerrë nga dallgët janë aty në breg të detit. Ndërmarrja komunale e Plazhit ka nisur me vonesë punën për pastrimin e tyre.

Pas këtij procesi, brezi i rërës  do duhet t’i nënshtrohet plugimit dhe më pas dezisektimit. Një plazh i pastër për sezonin e pas pak ditëve duket i vështirë.

Por vendorët premtojnë se pavarësisht situatës Durrësi do të jetë i pastër për pushuesit.

Alfred Dhuli, drejtori i NKP: “Sot siç e shikoni plazhi është në ato që e kërkon vetë koha dhe turizmi”.

Dita e parë e qershorit do të përcaktojë dhe nisjen zyrtare të sezonit turistik në Durrës. Por ndotja vazhdimisht ngrihet si shqetësim nga pushuesit.

Ndaj aksioni i pastrimit sipas vendorëve do të vijojë pa ndërprerje për të përgatitur një mjedis sa më të pastër për vendasit dhe të huajt. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!