Çfarë do të thotë nëse shihni në ëndërr se dikush ka vdekur?

schedule21:47 - 10 Gusht, 2022

schedule 21:47 - 10 Gusht, 2022

Me siguri, të gjithëve ju ka ndodhur që të shihni në ëndërr sikur keni vdekur apo sikur ndonjë person i afërt ka ndërruar jetë. Ndaj, ju sjellim se si interpretohet kjo ëndërr nga besimet popullore por edhe një interpretim më serioz të vdekjes nga ana psikologjike.

Ëndërroni sikur keni parë dikë duke vdekur

Nëse shihni dikë duke vdekur në ëndërr, kjo do të thotë trishtim për një të dashur. Ka mundësi që pavarësisht se jeni në një lidhje/martesë me të, të ndiheni të vetmuar. Nuk mund të flisni më për gjithçka, kështu që pyesni veten se çfarë ju pret e ardhmja.

Ka mundësi që të jeni të dërrmuar dhe të vrarë shpirtërisht sepse personi që keni dashur shumë ju ka lënë. Kjo ngjarje ka një gjurmë të thellë në nënndërgjegjen tuaj, kështu që ju shqetëson edhe në gjumë. Duhet të kuptoni se dëshpërimi nuk do të arrijë asgjë.

Ëndërroni sikur keni vdekur

Nëse ëndërroni sikur keni vdekur, kjo simbolizon një jetë të gjatë. Jeni një person që shmang zemërimin, merreni rregullisht me aktivitet fizik dhe shkoni në kontrolle mjekësore. Ju besoni se jeta juaj është e çmuar për ta humbur atë për diçka që nuk i keni kushtuar rëndësi.

Gjithçka po shkon mirë për ju. Ju lehtë po arrini të bëni gjithçka që keni vendosur të bëni. Të gjithë ju admirojnë dhe duan të jenë pranë jush në mënyrë që t’u jepni energji pozitive. Cilado qoftë “receta” juaj për lumturinë, vazhdoni ta përdorni sepse po funksionon mirë.

Ëndërroni që keni vdekur dhe më pas jeni kthyer në jetë

Kur vdes në ëndërr dhe më pas rikthehesh në jetë, kjo nënkupton që nuk beson në premtimet boshe. Me siguri keni rënë dakord me dikë për të filluar punën ose studimin së bashku. Ju i keni kërkuar ndihmë, por do të kuptoni se ai/ajo nuk është i sinqertë me ju.

Mund të nënkuptojë dhe të jetë një simbol i përmbushjes së dëshirave. Ka mundësi që të dëshironi rikthimin e një personi të dashur. Kjo do të shënonte një rilindje të dytë për ju. Mendoni me kujdes nëse ka ndonjë gjë që mund të korrigjoni për ta bërë të lumtur të dashurin tuaj.

Nëse prisni lajme nga biznesi, ata do të jenë ashtu siç dëshironi të jenë. Shfrytëzoni sa më shumë mundësitë që ju ofrohen, sepse ato mund t’ju ndryshojnë jetën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!