Ka nisur ditën e sotme në Shkodër nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.
Mbledhja e firmave vjen pasi kryeministri Edi Rama nuk bëri asnjë reagim për të shkarkuar përgjegjësit për ngjarjen tragjike të plazhit të Potamit në Himarë, ku u vra 7-vjeçarja Jonada Avdiu, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.
Eliona Shkreli përfaqësuese e shoqërisë civile shprehet se përgjegjësit kryesor duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të shkarkohen. Ndërsa u shpreh se peticioni do vijoj disa ditë në pika të ndryshme të Shkodrës.
/Abcnews.al/