Dritan Mehmeti është shkarkuar një ditë më parë nga Partizani dhe drejtuesit duhet të gjejnë një tjetër trajner. Emrat që po lakohen për të zënë vendin e tij janë disa.
Në numrin e sotëm të Panorama-Sport listohen tre italianë dhe një kroat. Njëri prej tyre është Giovanni Colella, i cili ka drejtuar edhe Apoloninë në Superiore dhe së fundmi ishte në krye të Legnano në Itali.
Emri më i njohur është ai i Serse Cosmi, i cili pasi drejtoi Crotonen në vitin 2021 është pushim. Italiani ka drejtuar në Serie A ekipe si Udinese, Siena e Brescia.
Lista e italianëve plotësohet me Silvio Baldini, i cili ka drejtuar së fundmi Palermon, kurse më parë ka qenë në krye të Empoli, Catania, Parma, Lecce dhe Chievo.
Në tavolinën e drejtuesve të Partizanit është edhe emri i kroatit Tomislav Stipic. Ai ka drejtuar disa ekipe moshash në Gjermani, deri tek Eintracht Frankfurt U19. Grasshoppers dhe Slaven Belupo kanë qenë “maja” e 43-vjeçarit. / abcnews.al