“Shënjestra” në Fier, kapen 3 persona dhe 1 tjetër në kërkim

schedule09:00 - 23 Maj, 2019

schedule 09:00 - 23 Maj, 2019

Policia e Fierit ka finalizuar një operacion antidrogë, gjate të cilit u sekuestruan kokainë dhe heroinë, ndërsa e gjithë familja përfundoi në pranga.

E gjithë familja me biznesin e drogës. Secili pjesëtar kishte rolin e tij, që nga blerja me sasi të mëdha të kokainës dhe heroinë, deri tek shpërndarësit në doza nëpër qytet.

Kjo u zbulua gjatë operacionit “Shënjestra, ku u sekuestruan një kilogram kokainë dhe 1. 4 kilogramë heroinë. Në pranga përfunduan tre pjesëtarët e një familje dhe një i katërt është në kërkim.

Sipas policisë lokale droga u gjet në banesën e të arrestuarve dhe një pjesë e heroinës ishte ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje. Të njëjtat burime konfirmojnë se në pranga u vendosën babë e bir, Ilir Tafa dhe Griselt Tafa, përkatësisht 47 vjeç dhe 22 vjeç nga Bishanaku i Fierit.

Po policia ka arrestuar dhe kunatën e 42-vjeçarit, një 51-vjecare Tefta Tafa nga Bishanaku, megjithatë nuk dihet roli i saj. Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 persona të tjerë dhe ka shpallur në kërkim vëllain e Ilir Tafës, 55 vjeç, i cili është dhe burri gruas së arrestuar.

Njëri nga të arrestuarit, Ilir Tafa, ka qenë i dënuar më parë për grabitje me dhune. Kjo familje akuzohet për prodhim, trafikim dhe shpërndarje të kokainës dhe të heroinës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!