VIDEO/ Anija me grurë ukrainas drejt Durrësit, e kontraktuar nga një kompani shqiptare e përpunimit të miellit

schedule18:53 - 8 Gusht, 2022

schedule 18:53 - 8 Gusht, 2022

Anija “cargo” e quajtur “Jaohar Ranim” është nisur porti më i madh ukrainas, në Odesa, drejt portit të Durrësit e ngarkuar me rreth 6 mijë tonë grurë.

Lexo edhe: HARTA/ E para që nga fillimi i luftës, anija me grurë nga Ukraina drejt Shqipërisë, më 10 gusht mbërrin në Portin e Durrësit

Abc ka siguruar edhe pamjet e anijes, që pritet të mbërrijë në Shqipëri në datën 10 gusht.

Burime bëjnë me dije se anija me grurë është kontraktuar nga një kompani shqiptare e përpunimit të miellit.

“Jaohar Ranim” ndodhet aktualisht në ujërat greke të Jonit. Anija është ngarkuar me grurë më 28 korrik dhe është e para që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti. /abcnews.al