Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Japin dorëheqjen të gjithë ministrat e ekstremit të djathtë në Austri

schedule16:16 - 21 Maj, 2019

schedule 16:16 - 21 Maj, 2019

Të gjithë ministrat e ekstremit të djathtë në qeverinë austriake, kanë dhënë dorëheqjen pas pezullimit të ministrit të brendshëm, po nga radhët e tyre. Ministri i Brendshëm u hoq nga posti i tij, për të garantuar hetime transparente ndaj liderit të partisë së tij, ish zv/kancelarit Shtrahe.

Skandali i korrupsionit i ditëve të fundit vijon të ketë pasoja në qeverinë austriake. Në qendër të asaj që tashmë konsiderohet si ‘Ibizagate’ është Heinz-Kristian Shtrahe, protagonist i një video në të cilin flet për shkëmbime nderesh dhe manovra për të shmangur rregullat për fondet elektorale, me një trashëgimtare të pasur ruse.

Zëvendëskancelari dhe lideri i partisë së ekstremit të djathtë “Fpoe” u dorëhoq të shtunën, ndërsa kancelari Sebastian Kurz theksonte: “Kur është tepër, është tepër, skandalet e reja të ekstremit të djathtë janë të papranueshme”.

Vendin e tij duhej ta merrte ministri i Transportit Nobert Hofer, i cili të hënën paralajmëroi Kurtz mbi zërat që qarkullonin: “Si ministra do të dorëzojmë të gjithë mandatet tona nëse ministri i brendshëm  Herbert Kikl do të hiqet nga posti i tij”.

Një premtim i cili u mbajt. Kancelari pezulloi Kikl dhe partia e ekstremit të djathtë konfirmoi dorëheqjen të gjitha ministrave të saj. Bëhet fjalë për ministrin e Jashtëm, atë të Mbrojtjes, Transportit dhe atë të Çështjeve Sociale.

Postet e tyre do të mbahen nga ministra teknikë deri në zgjedhjet që presidenti i vendit Aleksandër Van der Belen lajmëroi për në Shtator të këtij viti. Kurz kërkoi largimin e ministrit të Brendshëm në mënyrë që të garantohej një hetim i plotë dhe transparent i skandalit që i dha fund një koalicioni, i cili nga ekstremi i djathtë europian shihej si një shembull./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!