E konfirmon Fabrizio Romano, lojtari i Manchester United do të transferohet te gjigantët spanjollë

schedule16:10 - 3 Gusht, 2022

schedule 16:10 - 3 Gusht, 2022

Aventura në Angli me Manchester United duket se ka përfunduar për Alex Telles, edhe pse jo përgjithmonë.

Manchester United ka arritur një marrëveshje me Sevilla për të huazuar anësorin brazilian te spanjollët deri në vitin 2023.

Ende nuk dihet nëse do të ketë të drejtë blerje apo jo, por Fabrizio Romano konfirmon se ky huazim është pothuajse i kryer, mungon zyrtarizimi.

Kontratat janë duke u përgatitur dhe brenda kësaj jave do të firmoset letra e bardhë./ h.ll/abcnews.al